Trump zotohet të rrisë shpenzimet e mbrojtjes deri në 9%

16:57 | 27 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Presidenti amerikan, Donald Trump është duke kërkuar që të rrisë shpenzimet e mbrojtjes deri në 9 për qind.

Ai ka propozuar që plani i tij të futet në buxhetin e vitit 2018, transmeton portali arbresh.info.

Projekt propozimi i është dërguar agjencive dhe bën thirrje për shkurtime të ndihmave për të huajt dhe për buxhetin e mjedisit.

Megjithatë, plani i Trump lë programe të mëdha të mirëqenies të paprekura, si sigurimet shoqërore dhe Medicare, pavarësisht thirrjes së republikanëve për reforma.

Presidenti pritet të nxjerrë propozimin e tij përfundimtar rreth buxhetit në mes të muajit mars./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme