Orkestra simfonike e Filarmonisë së Kosovës do të mbajë nesër një koncert, ku do të jenë dy premiera të kompozitorëve të njohur si Mourice Ravel dhe kompozitorit japonez, Takashi Yoshimatsu, të interpretuara nga pianistja ruse, Maria Nemestova dhe saksofonisti rus, Vitaly Vatulya.
Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari tha së është privilegj të punohet me dirigjent si Gregory Charette i cili vjen nga Amerika. Ai gjithashtu tha që edhe dirigjenti është i befasuar nga niveli shumë i mirë i performancës nga orkestra.
“Fillimisht koncertin për piano dhe orkestrën për duar të majtë të kompozitorit Mourice Ravel me solisten Maria Nemstova e cila vjen nga Rusia. Pastaj vepra e dytë do të jetë shumë e veçantë dhe natyrisht premierë dhe jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë në rajon. Bëhet fjalë për kompozitorin japonez Takashi Yoshimatsu dhe një vepër e titulluar “Cyberbird Concerto”, pra ka të bëjë me zogjtë…. në këtë vepër solist kryesor do të jetë Vitaly Vatulya, i cili është saksofonist. Pjesën e dytë të koncerti do të kemi sifonin numër 5 të kompozitorit Tchaikovsky e cila interpretohet për dytën herë, por kësaj radhe në një nivel më të avancuar, sepse jo vetëm këtë vepër por të gjithë koncertin do ta drejtojë dirigjenti amerikan Gregory Charette i cili është për herë të parë në Kosovë”, tha Jashari.
Ndërsa, pianistja Maria Nemestova tha që është hera e katërt që është në Kosovë dhe që është e lumtur që u kthye përsëri.
“Natyrisht që ky është një rast shumë i veçantë për ne që të bashkëpunojmë me dirigjentin Gregory Charette, është një eksperiencë fantastike për ne. Repertuari të cilin ne kemi zgjedhur është shumë i veçantë, ne sinqerisht e duam këtë muzikë dhe audienca do ta dëgjojë nesër”, shtoi Maria.
Dirigjenti nga Amerika, Gregory Charette tha se është një program shumë i vështirë, por që orkestra e Filarmonisë së Kosovës ka punuar më shumë se çdo orkestër tjetër me të cilin ka punuar ai.
“Ky program do të ishte i vështirë për orkestrat më të mira në Evropë, dhe jo vetëm teknikisht. Çka është e vështirë dhe në të njëjtën kohë interesante për këtë program është se çdo pjesë kërkon nga muzicienti një ndryshim të menjëhershëm. …. Ata kanë punuar më shumë se çdo orkestër tjetër përballë së cilës kam pasur rastin të dirigjoj në jetën time”, tha ai.
Publiku kosovarë do të kenë mundësi që të përcjellin një program mjaftë të mirë nga orkestrës simfonike e Filarmonisë së Kosovës, me premiera të ndryshme.
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...