Një mjek 64-vjeçar nga Italia veriore është dënuar me katër vite burg pasi akuzohet për abuzim seksual.
Franco Lumachi besohet se u tha pacienteve që përdorimi i ‘terapisë përmes orgazmës’ është një teknikë e zhvilluar nga Univerisiteti i Milanos, transmeton portali arbresh.info.
Mjeku në fjalë ka punuar në departamentin e Endokrinologjisë në një spital në Padova dhe gjithashtu punonte si profesor universitar.
Ai akuzohet se ka prekur dhe fërkuar organet gjenitale të gjashtë femrave gjatë viteve 2000-2006.
Abuzimi besohet se ka ndodhur në dhomë të errët dhe ka zgjatur për më shumë se 20 minuta, shkruajnë mediat italiane./Arbresh.info
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...