Zyrtare: Klubi spanjoll e shkarkon trajnerin

15:25 | 27 Shkurt 2017
Arbresh.info

Gaizka Garitano nuk do të jetë më trajner i Deportivo La Coruna, raporton Arbresh.info nga mediat ndërkombëtare.

Deportivo po kalon në krizë të madhe të rezultateve dhe rrezikon largimin nga La Liga pasi që ndodhet në pozitën e 17-të me 19 pikë të tubuara, pas javës së 24-të.

Klubi tashmë po mendon për një trajner të ri i cili do ta shpëtonte ekipin nga më e keqja.

Deportivo nuk ka arritur fitore në 10-të ndeshjet e fundit në kampionat. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme