Qeveria spanjolle ka marrë një hap radikal për të rritur numrin e lindjeve, duke krijuar kështu një pozicion të ri të marrëdhënieve seksuale.
Ekspertja demografike, Edelmira Barreria Diz, është emëruar komisionere e qeverisë me përgjegjësi të veçantë për sfidimin e rrëshqitjeve të lindjeve në vend, transmeton arbresh.info.
Sipas qeverisë kjo pozitë do të ndikonte që femra të mbetet më lehtë shtatzënë, dhe në këtë mënyrë do të rritet numri i popullsisë.
Vitin e kaluar Spanja regjistroi më shumë vdekje se sa lindje për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore duke nxitur kryeministrin Mariano Rajoy për të vepruar.
Kjo nuk është hera e parë që qeveritë marrin vendime të çuditshme për të rritur numrin e popullsisë. Në vitin 2014, qeveria daneze zhvilloi një seri të reklamave për të inkurajuar çiftet për të lindur fëmijë. Fushata “Bëje për Danimarkën” rezultoi të jetë e suksesshme në këtë shtet të vogël skandinav./Arbresh.info
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...