Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka reaguar ndaj lajmit të sotëm të shpërndar në media se ky i fundit ka ndërruar mendje dhe se do ta votoj Demarkacionin.
Ai në një status në facebook ka shkruar se askush nuk ka të drejt të shprehet në emër të tij dhee se interesimi i medieve nganjëher mund të përfundoj në spekulime, shkruan Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Te nderuar miqe,
Jam i detyruar qe edhe njehere, te sqaroj per opinionin e gjere se nuk kam dhene asnje deklarate per Tribuna Channel, sa i perket çeshtjes se demarkacionit dhe me duhet te potencoj se askush tjeter nuk e ka te drejte te shprehet ne emer timin.
Gjithashtu, dua te nenvizoj se, e respektoj shume rolin e mediave ne shoqeri demokratike dhe e kuptoj interesimin e tyre per te patur burimet e tyre te informimit. Por, ndonjehere kjo edhe mund te perfundoje me spekulime.
Me duhet gjithashtu ta perserise se, vazhdoj te veproj njejte siç edhe kam vepruar ne te kaluaren time politike qe, per çeshtje te rendesise se larte nacionale, do te flas e diskutoj, aty ku eshte vendi, aty ku votuesit e mi me kane derguar me voten e tyre. Dua ta potencoj se askush nuk eshte duke ushtruar asnje lloj presioni ndaj meje – une nuk ndikohem nga presionet. Te jeni te sigurt qe per secilen çeshtje a vendim, qendrimet i bazoj gjithmone ne argumente dhe fakte, ne te miren e qytetareve te Kosoves.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...