Java e Shëndetësisë Kosovë-Turqi, e cila sivjet është realizuar për herë të katërt në bazë të Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Turqisë, është përmbyllur duke shënuar suksese të reja.
Me këtë rast, Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani është shprehur falënderues për Ministrin e Shëndetësisë së Turqisë, Rexhep Agdag në përkrahjen e dhënë shëndetësisë kosovare, si dhe për të gjithë mjekët turq të cilët kanë marrë pjesë në katër javët e shëndetësisë kosovare-turke.
Gjatë kësaj jave 26 profesionistët shëndetësorë nga Turqia së bashku me mjekët kosovarë kanë realizuar 138 operacione, në mesin e të cilëve është edhe një foshnje 5-muajsh, e cila është operuar në kardiokirurgji, e që shënohet si rasti i parë i operuar në Kosovë, janë kryer 24 koronarografi, 331 vizita dhe konsultime mjekësor e si dhe janë mbajtur seminare ditore me përfshirje të përgjithshme të 955 profesionistëve shëndetësorë.
Në kuadër të Marrëveshjes së bashkëpunimit në mes dy ministrive, 20 profesionistë shëndetësorë të emergjencës kanë udhëtuar për Turqi, për trajnim dy javor.
Në krahasim me javët e tjera të viteve paraprake, gjatë kësaj jave është shënuar progres madh si nga numri i intervenimeve ashtu edhe në vizita mjekësore të realizuara dhe të këmbimit të përvojave në mes mjekëve, për çfarë është edhe qëllimi kryesor i kësaj jave.
Ndryshe, gjatë këtyre katër viteve në kuadër të Javës së shëndetësisë kosovare-turke janë realizuar gjithsejtë 366 intervenime si dhe janë trajnuar profesionistë shëndetësore të fushave të ndryshme.
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...