Me vendim të drejtorit të përgjithshëm duke u bazuar në neni 223 të kodit Doganor, Dogana ka filluar të aplikojë normën vjetore të kamatës së vonuar (interesit) dhe kamatës kompensuese për shumën e detyrimeve të papaguara brenda afateve ligjore.
Norma vjetore e kamatës së vonuar (interesit) dhe kamatës kompensuese është në lartësinë prej 7,80% apo 0,65% mujore. Ky vendim ka efekt juridik dhe efekt në kontabilitete e evidentuara duke filluar nga data 01.01.2017.
Me qëllim të zbatimit të dispozitave mbi borxhin dhe kur detyrimet doganore nuk janë shlyer brenda afatit të përcaktuar sipas legjislacionit atëherë aplikohet norma për vonesa.
Drejtori i përgjithshëm Bahri Berisha tha se aplikimi i kësaj norme interesi bëhet me qëllimi që të mbrohen të hyrat e qytetarëve të Kosovës, si dhe adresohet dhe mbyllet edhe një çështje e dal nga rekomandimet e Auditorit të përgjithshëm.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...