Philip Bilden, kandidati i presidentit amerikan Donald Trump për postin e Sekretarit të Flotës Amerikane, është tërhequr nga kandidatura.
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, përmes një deklarate me shkrim ka bërë të ditur se Bilden është tërhequr nga kandidatura, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ky ishte një vendim personal i nxitur nga shqetësimet e privatësisë dhe sfida të rëndësishme me të cilat ai përballej në ndarjen e tij nga interesat e tij të biznesit. Edhe pse jam dëshpëruar, e kuptoj dhe e respektoj vendimin e tij. E di se do të vazhdojë t’i shërbejë kombit tonë në mënyra të tjera. Teksa presidenti realizon vizionin e tij për ndërtimin e ushtrisë sonë, unë presidentit Trump do t’ia rekomandoj një lider i cili do ta administrojë Flotën dhe Forcat Detare”, ka thënë Mattis në deklaratën e tij.
Nga ana tjetër, Bilden, në një deklaratë të Departamentit të Mbrojtjes, citohet të ketë thënë se “Pas një procesi të gjerë shqyrtues, kam vendosur që unë nuk do të jem në gjendje të përmbush kushtet e Zyrës së Etikës së Qeverisjes pa probleme dhe pa e privuar familjen time nga interesat private financiare”.
Tërheqja e Bildenit nga kandidatura është konsideruar si plasaritja e dytë në administratën e Donald Trump.
Muajin e kaluar nga kandidatura u tërhoq edhe Andrew Pudzer, kandidati i Trump për Departamentin e Punës. Pas tërheqjes, Pudzer deklaroi se vendimin e kishte marrë pas diskutimeve me familjen dhe të afërmit. Nga ana tjetër, disa zyrtarë theksuan se Pudzer është tërhequr i shqetësuar se nuk do të marrë mbështetjen e mjaftuar nga Senati.
Ndërkaq, pas dorëheqjes së Sekretarit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Michael Flynn, nënadmirali Robert Haward refuzoi kërkesën e Donald Trump për këtë post.
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...