Ndërtimi i linjës 400 kV Kosovë-Shqipëri është duke shkuar mirë dhe se deri më tani është përfunduar një e treta e punës së paraparë. Kështu është thënë nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovë, Blerand Stavileci, në vizitën që i është bërë nënstacionit në termocentralin “Kosova B” në Obiliq, së bashku me Ministrin e Energjisë së Industrisë, Damian Gjiknuri, ku edhe është duke u zhvilluar ky projekt.
Stavileci tha se edhe pse ka pasur humbje në kohë për sa i përket fillimit të punimeve, prapë se prapë po punohet intensivisht që punimet të përfundojnë në kohën e paraparë.
Sipas tij, ky projekt pritet të hyjë në funksion në vitin e ardhshëm, kur edhe do të përfundoj puna në anën e Shqipërisë. Ai këtë e quajti autostradë energjetike në mes të këtyre dy vendeve.
Stavileci po ashtu bëri të ditur se ata janë duke menduar të fillojnë me ndërtimin e një linje të re 100 kilovatësh në linjën Dragash-Kukës.
Ministri Gjiknuri tha se që të dy vendet kanë sfida për sa i përket sigurisë së energjisë, por, me përfundimin e saj do të ketë një qëndrueshmëri në furnizimin e energjisë elektrike. Po ashtu, ai tha se kjo linjë do të harmonizohet me politika dhe strategji të përbashkëta.
“Ajo çfarë ju po e shihni është konkretizimi i projektit të përbashkët që është tamam integrimi energjetik i Shqipërisë dhe Kosovës. Përfundimi i kësaj linje krijon damarin e nevojshëm dhe shtyllën kurrizore ku ky sistem do të ngrihet, i cili do të harmonizohet me politika të përbashkëta, strategjia të përbashkëta edhe investime të përbashkëta ashtu siç kemi rënë dakord, pasi që të dyja vendet kanë sfida përpara për sa i përket sigurisë energjetike dhe kanë mundësi që për mes sistemeve të tyre, burimeve të tyre të sigurojnë një qëndrueshmëri në furnizimin e energjisë elektrike për të gjitha nevojat që do të vijnë. Shqipëria dhe Kosova kanë nevoja të mëdha, prandaj është e nevojshme koordinimi, harmonizimi i këtyre politikave”, tha Gjiknuri.
Projekti i linjës 400 KË pritet t’i kompletojë linjat ndërlidhëse të Kosovës me të gjitha vendet fqinje. Kjo linjë që po ndërtohet me Shqipërinë llogaritet e një rëndësie të veçantë.
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...