Paralajmërohet DEXIT, kërcënon Danimarka

11:17 | 27 Shkurt 2017
Arbresh.info

Shefat e Bashkimit Evropian duhet të ndalin kritikat e tyre ndaj Brexit-it ose Danimarka do te jetë vendi i ardhshëm që do të marrë një hap të tillë, ka paralajmëruar një anëtar i parlamentit të Danimarkës.

Andres Vistisen tha se bashkimi rrezikon “të mbetet në hije dhe prapa” nëse vazhdon të sulmojë Britaninë për vendimin e saj për t’u larguar, transmeton arbresh.info.

Ai paralajmëroi se nëse BE-ja nuk “e vlerëson dhe nuk punon për objektivat e Mbretërisë së Bashkuar” ajo rrezikon të mposhtet nga pakënaqësia dhe “Danimarka mund të jetë shteti i radhës që do të largohet nga blloku”.

Ai gjithashtu tha se duhet të arrihet një marrëveshje për tregtinë dhe se “Bashkimi Evropian duhet të vetëdijesohet plotësisht për faktin se një marrëveshje e mirë e tregtisë nuk është fitimprurëse vetëm për Britaninë por edhe për të gjitha shtetet anëtare të BE-së”.

Deputeti i Partisë Popullore daneze shtoi se Mbretëria e Bashkuar do të “jetë pjesë e Evropës, i pëlqeu kjo apo jo BE-së”, ku shkëputja e lidhjeve historike, ushtarake dhe ekonomike “do të jetë thjesht katastrofike për të dyja anët”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme