Google ADS

Kosovën e njeh Bangladeshi

10:47 | 27 Shkurt 2017
Arbresh.info

Bangladeshi është bërë vendi i 114 që ka njohur pavarësinë e Kosovës, kështu shkruan në të përditshmen Dhaka Tribune, transmeton portali arbresh.info.

“Kabineti ka aprovuar njohjen e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran”, bëhet e ditur.

Me këtë miratim, Bangladeshi është shteti i 114 që ka njohur shtetësinë e Kosovës.

Sekretari i Kabinetit, Mohammad Shafiul Alam ka njoftuar gazetarët pas mbledhjes së rregullt të kabinetit të sekretariatit..

Kujtojmë se dhjetë ditë më parë Republika e Kosovës ka festuar përvjetorin e nëntë të pavarësisë./Arbresh.info

bangladeshi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme