Vrasja e gjysmë vëllait të liderit të Koresë Veriore Kim Jong-un u organizua nga ministria e sigurisë shtetërore dhe nga ministria e punëve të jashtme, kanë bërë të ditur ligjvënësit e Koresë Jugore sipas të dhënave nga agjencia e inteligjencës së vendit.
Tetë të dyshuarit nga Koreja Veriore përfshijnë edhe katër zyrtarë të ministrisë së sigurisë shtetërore dhe dy zyrtarë të ministrisë së punëve të jashtme, transmeton arbresh.info.
Zyrtarë të ShBA-së dhe Koresë Jugore kanë thënë se Kim Jong-nam, gjysmë vëllai i larguar i liderit të Koresë Veriore, ishte vrarë nga agjentë të Koresë veriore në aeroportin e kryeqytetit të Malajzisë më 13 shkurt.
Koreja Veriore nuk e ka pranuar vdekjen e tij duke mohuar se viktima është Kim Jong-nam./Arbresh.info
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...