May do t’ua ndalojë qytetarëve të BE-së qëndrimin e përhershëm në Britani

08:58 | 27 Shkurt 2017
Arbresh.info

Theresa May është duke përgatitur planet për t’u dhënë fund të drejtave të banorëve të BE-së për të jetuar përgjithmonë në Britani të Madhe.

Një burim nga qeveria ka thënë se nëse nuk merret një vendim i tillë gjysma e Rumanisë dhe Bullgarisë” do të shkojnë në Britani para se të filloj Brexit-i, transmeton arbresh.info.

The Daily Telegraph ka raportuar se Kryeministrja pritet të njoftojë se banorët e BE-së të cilët mbërrijnë në Britani të Madhe pas datës 15 mars nuk do të lejohen të jetojnë përgjithmonë në Mbretërinë e Bashkuar.

Mirëpo, sipas këtij plani, rreth 3.6 milionë banorë të BE-së të cilët janë tashmë në Britani dhe të tjerët të cilët do të vijnë para datës së caktuar do t’u vazhdohet e drejta e qëndrimit.

Bashkimi Evropian mendon se kjo datë do të jetë e njëjta me atë të daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme