Google ADS

“Lot krokodili”, ja e vërteta e tyre

01:59 | 27 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

A e dinit se krokodili, vazhdon e zgjatet (rritet) deri në ditën e fundit të jetës së tij?

Po legjendën e lotëve të krokodilit? Besoni se krokodili qan vërtet? E keni gabim. Kështu mendonin edhe njerëzit që prej kohësh njerëzit kishin vënë re se krokodilet pasi hanin gjahun e kapur në ujin e detit fillonin e lotonin.

Kjo dukuri të linte përshtypjen se kjo kafshe qante prenë e ngrënë. Prandaj dhe lindi shprehja “lotët e krokodilit” që personifikon hipokrizinë e njerëzve të ligj.

E vërteta është se krokodilit nuk i vjen keq për kafshën e ngrënë, por është gjendra e kripës ajo që prodhon lotët. Dhe pikërisht pasi krokodili ka kollofitur kafshën së bashku me ujin e kripur fillon veprimin e saj gjendra e kripës që ndalon sasinë e tepërt të kripës e cila del jashtë në formën e pikave të lotëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme