Shkenca shpesh herë ka arritur në disa përfundime surprizuese mbi botën në të cilën jetojmë. Këto zbulime kanë përmbajtur doza të larta ndikimi ndaj secilit prej nesh si në mënyrën e jetesës, ashtu dhe në perceptimin që kemi ndaj vetes dhe planetit.
Por a është më mirë që disa fakte të jenë të paditura se sa të diskutuara nga publiku i gjerë global? Sigurisht që shkenca shpesh shërben si një mekanizëm qartësie në qendër të një bote kaotike. Por shpesh herë duhet thënë se zbulimet shkencore janë kundër-intuitive dhe disa herë shokuese për të gjithë ne. Pikërisht në këtë drejtim ekzistojnë dhjetë dhe më shumë zbulime, të cilat na kanë ndryshuar mendësinë dhe përqasjen tonë ndaj jetës. Më poshtë janë 10 kërcënimet më të mëdha të paqes tone mendore.
Toka nuk është qendra e universit
Kemi pasur 400 vjet kohë për t’u mësuar me këtë ide, por ajo vazhdon të shqetësojë një pjesë të madhe të intelektit tonë. Kjo pasi të gjithë mund të shohim se dielli shfaqet në lindje, përshkon të gjithë qiellin gjatë ditës dhe në fund ulet në perëndim, ndërkohë që Toka është e qëndrueshme dhe e palëvizshme. Kur Koperniku propozoi mundësinë se është toka dhe planetet e tjerë të cilët lëvizin rreth diellit, ai u prit me skepticizëm të lartë. Shkencëtari italian Galileo Galilei shkoi edhe më larg se ideja e Kopernikut. Ai përdori një teleskop për të ofruar fakte mbi teorinë e tij të tokës në formë heliocentrike dhe jo të rrumbullakët. Disa nga bashkëkohësit e tij u shqetësuan aq shumë nga zbulimi sa as nuk pranuan të përdorin teleskopin për të analizuar teorinë. Përplasja me besimin e kohës dhe me njohjet e të gjithëve ishte aq e lartë sa autoriteti i Kishës e cilësoi Galileon si heretik dhe e dënoi nën ligjet e rrepta të inkuizicionit.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç