Vëllai në gjëndje të rëndë, binjakët shtrëngojnë duart në inkubator

00:11 | 27 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Fotoja ku binjakët shtrëngojnë duart brenda në incubator ka prekur të gjithë njerëzit në rrjete sociale dhe në internet.

Njëri prej binjakëve kishte komplikacione gjatë lindjes. Pas lindjes së djalit të parë, mamaja kishte probleme dhe binjaku i dytë lindi me hemoragji cerebrale

Menjëherë binjakët janë vendosur në inkubator ku vëllai i cili lindi i pari duket se do ti japë kurajo vëllait tjetër.

Sipas Metro e cila publikoi historinë, bëhet fjalë për një familje në Skoci.

Binjaku që ka lindur i dyti ka pësuar dëme në tru të cilat nuk do e lejojnë të voglin të qëndrojë ulur, të hajë vetë apo të kryejë aktivitete të tjera të përditshme.

Kerri Kooper, mamaja e binjakëve kërkon ndihmë financiare për ti siguruar të voglit i cili tani është 3 vjec kushtet për një jetë më të mire.

gemellini-mano_26191102

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme