Në ditën e nëntë të protestës së opozitës, Endri Bushati, anëtare e kryesisë pranë Partisë Demokratike thotë në intervistën e mbrëmjes në Ora News se këtë protestë nuk e ndal dot as Lulzim Basha.
Bushati: Tashmë këtë protestë nuk e ndal dot as Lulzim Basha vetë, vetë kryetari i opozitës që e thirri. Kësaj proteste i janë bashkuar edhe personalitete të shoqërisë. Kjo protestë vazhdon me qëndresë duke bashkuar edhe persona të tjerë përveç jetës politike. Këtë protestë nuk e ndal dot as Lulzim Basha.
Bushati tha se protesta nuk synon ta kthejë PD në pushtet, por të garantojë zgjedhje të lira. Qëndrimin e Ramës ajo e konisideroi cinik.
Bushati: Funksionojnë gjykata, të cila përvec se të korruptuara janë nën terrorin personal të kryeministrit Rama. Kush do të bëjë Vettingun? Kush është i interesuar për Vettingun? Elvis Roshi? Armando Prenga? Mark Frroku?
Endira Bushati iu rikthye edhe njëherë çështjes se licencave kombëtare të lëshuara nga AMA që sipas saj janë në kundërshtim të plotë me ligjin.
Bushati: Ndër 4 licensa kombëtare që janë të dhëna sot, 3 janë të dhëna me 4 vota kur ligji kërkonte minimum 5 vota. Kryetari i AMA duhet të japë dorëheqjen për të garantuar që sundimi i ligjit në tregun e medias duhet të funksionojë. Ai institucion është tërësisht i kapur nga një operator.
Duke folur për akuzat e mazhorancës se opozita po zhvillon protesta për të bllokuar Vettingun, Bushati e cilësoi si përrallë të Edi Ramës.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...