Haradinaj: Daçiq nuk ka fuqi t’i fus duart në Kosovë si shefi i tij, sepse ato do t’i priten

21:29 | 26 Shkurt 2017
Arbresh.info

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Daçiq më asnëherë nuk do të mund t’i fus duart në Kosovë sespe do t’i priten.

“Kur dikush te akuzon për diçka që nuk e ke bërë, atëher akuzuesi ose ka bërë diçka të tillë vet, ose e ka ndërmend ta bëjë. I tillë është Ivica Daçiq, vetëm se e ka kot se më kurrë më nuk do të mund të ketë fuqi t’i fus duart në Kosovë si shefi i tij, sepse ato do t’i priten.”

Lexo postimin e plotë:

Ministri i jashtëm serb, Daçiq, është më i lig se Ati shpirtëror i tij, Millosheviqi
Kur dikush te akuzon për diçka që nuk e ke bërë, atëher akuzuesi ose ka bërë diçka të tillë vet, ose e ka ndërmend ta bëjë. I tillë është Ivica Daçiq, vetëm se e ka kot se më kurrë më nuk do të mund të ketë fuqi t’i fus duart në Kosovë si shefi i tij, sepse ato do t’i priten.

Ky ende nuk e ka kuptuar që Millosheviqi nuk jeton më, prandaj nuk jetojnë as shpifjet e tij monstruoze, sado që Daçiqi, ka kohë që sillet si një Millosheviq i vogël.

Unë kam qenë burrë dhe nga pozita e Kryeministrit jam përballur me drejtësinë ndërkombëtare dhe nuk jam fshehur si ai e shokët e tij pas xhenazës së Millosheviqit.
Zanati i tyre është të prodhojnë dëshmitarë të rrejshëm dhe hiq s’është largë mendsh që të njetët edhe t’i vrasin vet!
Ai nuk meriton të trajtohet as si kundërshtar, sepse është më i lig se Ati shpirtëror i tij-Millosheviqi!

RH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme