Linja ndërkombëtare e fluturimeve në Pakistan është vënë nën hetime pasi një udhëtar njoftoi se gjatë udhëtimit kishte edhe pasagjerë që rrinin në këmbë.
Fluturimi bëhej nga Karaçi në Medinë, në Arabinë Saudite, udhëtim që zgjat rreth katër orë, transmeton portali arbresh.info.
Boeing 777 ka një kapacitet prej 409 udhëtarëve, por në bord kanë qenë 416 udhëtarë.
Udhëtarët që kanë qëndruar në këmbë do të rrezikonin jetën në ndonjë rast të emergjencës, pasi ata nuk kishin qasje në maskat me oksigjen dhe mund të bllokonin rrugën për ndonjë dalje emergjente./Arbresh.info
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...