Lutfi Haziri vjen me premtim të madh për sportin e Gjilanit

20:11 | 26 Shkurt 2017
Arbresh.info

I pari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka komentuar derbin e zhvilluar ndërmjet Gjilanit dhe Dritës ku ka uruar të dyja ekipet për angazhimin e tyre.

Po ashtu, Haziri ja njoftuar se Komuna e Gjilanit e ka në planë që të rindërtoj  stadiumin sipas standardeve evropiane.

“Në super derbin Gjilani-Drita pati gjithçka që duan futbolldashësit, fair-play, pranim i rezultatit, atmosferë e jashtëzakonshme, tifozeri e jashtëzakonshme, por asnjë incident. I uroj dy ekipet për angazhimin, sikurse edhe “Skifterat” dhe “Intelektualët” për spektaklin dhe animin korrekt. Derbi do të duket edhe më fantastik në të ardhmen, meqë e kemi në plan rindërtimin e stadiumit sipas standardeve europiane. Përshëndetje nga Kryeqyteti i Sportit!”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme