Në ditën e dytë të nismës së shoqërisë civile për të firmosur peticionin që kërkon zbatimin e reformës në drejtësi dhe ligjin e vetting-ut, kanë qenë të shumtë qytetarët e Tiranës që i janë bashkuar.
“Vetting-u të bëhet sa më parë, për të luftuar korrupsionin. Vetting-u i zgjidh të gjitha punët e drejtësisë”, thonë qytetarët.
Në kryeqytet ka patur disa pika, si te Parku Rinia, te 21 Dhjetori, në zonën e ish-bllokut e të tjera, ku qytetarët kanë shkuar për të frmosur peticionin. Në orët e paradites, peticionin e ka firmosur edhe kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, i cili kërkon zhbllokimin e punëve publike.
“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës, që ne të kemi 1 milion firma për vetting-un dhe për reformën në drejtësi, si një mënyrë për t’i hapur rrugën punëve në qytet. Punëve që janë bllokuar nga njerëz që me pak para’ paguajnë gjyqtarin për të penalizuar një qytet”, tha Veliaj.
Edhe në qytetin e Elbasanit ka patur pjesëmarrje të qytetarëve për të firmosur këtë nismë të shoqërise civile për të përcjellë zërin e qytetarëve në Parlament, për t’i hapur rrugë vetting-ut dhe reformës në drejtësi.
Profesori Robert Gajda tha: “Po mbledhim sa më shumë firma nga qytetarët, me qëllim që të kemi një sensibilizim sa më të madh në lidhje me zbatimin e kësaj reforme”.
Ndërkohë, firmosja e peticionit të shoqërisë civile vazhdon edhe në qytete të tjera të vendit.
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...