Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në komunikimin e tij javor ka folur për protestën e banorëve të Zharrëzës, duke garantuar se Qeveria do të jetë në krahë të tyre.
Ndërsa theksoi se është ndaluar injektimi i ujit teknologjik, Rama bëri me dije se po punohet për të evidentuar të gjitha dëmet që kanë pësuar banesat e banorëve të Zharrëzës dhe pas kësaj atyre do t’u jepet edhe dëmshpërblimi i plotë.
“Qeveria e dëgjoi me vëmendje shqetësimin e tyre dhe angazhoi një ekspertizë dhe sipas tyre patjetër që lidhet me zonën. Qeveria ndaloi injektimet e ujit teknologjik dhe tani presim konkluzionin përfundimtar të ekspertizës. Banorët kanë qenë të braktisur nga shteti, do të zgjidhim njëherë e mirë problemet. Qeveria po punon për të evidentuar të gjitha dëmet dhe invetari është në përfundim. Kemi folur me kompaninë dhe po punohet për dëmshpërblimin sa më parë”, u shpreh kryeministri Rama, shkruan Top Channel.
Më tej kryeministri Rama bëri fajtore për situatën në sektorin e naftës qeveritë e kaluara duke theksuar se më në fund po vendoset rregull.
“Qeveria po vendos rregull dhe shtet pas 25 vitesh anarki në sektorin e naftës”, u shpreh Rama ndërsa shtoi se “Përgjegjësit për atë që ka ndodhur në Zharrëz bëjnë sot avokatin e banorëve, por e kanë kot, se problemin nuk mund t’i zgjidhin ata që e kanë krijuar, por ne”.
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...