Google ADS

Shtëpia e George Michael është shfrytëzuar për xhirimin e filmave porno

17:28 | 26 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Një mik i këngëtarit të ndjerë George Michael ka deklaruar se shtëpia e tij në vlerë të pesë milion funtave, në Londër, është përdorur edhe për xhirimin e filmave porno.

Sipas tij, këngëtari i ndjerë nuk ka qenë në dijeni të kësaj ngjarje, transmeton portali arbresh.info.

Raportet pretendojnë se në xhirimin e filmave porno është shfrytëzuar pikërisht shtrati i këngëtarit.

“Një kopmani e specializuar për filma porno, e ka përdorur shtëpinë e tij”, ka shtuar një mik i tij. “George do të ishte shumë i zemëruar sikur të ishte në dijeni të kësaj ngjarje”.

Besohet se filmat janë xhiruar gjatë viteve 2011-2012, ndërkohë që ylli ishte në pushim me të dashurin e tij.

Sipas mikut të këngëtarit, besohet se edhe i dashuri i tij nuk ka qenë në dijeni për këtë gjë, ndërsa ka shtuar se filmat janë shitur shumë në mesin e homoseksualëve, pasi besohet se ata ishin në dijeni që ishte shfrytëzuar pikërisht shtrati i tij.

George ka ndërruar jetë në ditën e Krishtlindjeve, ndërsa policia e përshkruan e vdekjen e tij si ‘të pashpjegueshme, por jo të padyshimtë’./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme