Google ADS

Gjermani, 10 sulme në ditë kundër emigrantëve janë regjistruar në vitin e kaluar

16:58 | 26 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Gati 10 sulme në ditë janë kryer kundër emigrantëve në Gjermani gjatë viti të kaluar.

Ministria e Brendshme ka theksuar se rreth 560 njerëz janë plagosur gjatë dhunës, duke përfshirë edhe 43 fëmijë, transmeton portali arbresh.info.

Tre të katërtat e sulmeve kishin në shënjestër emigrantët jashtë akomodimit, ndërsa rreth 1000 sulme janë regjistruar nëpër qendrat e strehimit.

Vendimi i kancelares gjermane, Angela Merkel për të hapur dyert për emigrantët dhe refugjatët ka nxitur krimin e urretjes në vend.

Gjermania është duke u ballafaquar me një numër të madh azilkërkuesish, ndërsa frika për sigurinë nga sulmet terroriste ka përfshirë të gjithë Evropën.

Numri i azilkërkuesve që kanë arritur në Gjermani në vitin 2016 ka qenë rreth 280 mijë, ndërsa në vitin 2015 në Gjermani kanë hyrë rreth 600 mijë njerëz.

Numri i refugjatëve dhe emigrantëve që kanë hyrë në Gjermani ka rënë ndjeshëm pas mbylljes së rrugës së Ballkanit dhe marrëveshjes mes BE-së dhe Turqisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme