Google ADS

Jahmir Hyka debuton me gol në Amerikë

15:36 | 26 Shkurt 2017
Arbresh.info

Jahmir Hykës nuk i është nevojitur shumë kohë që të tregojë vlerat e tij te skuadra e San Hoze. Mesfushori shqiptar ka debutuar menjëherë me gol në ndeshjen e tij të parë me fanellën e skuadrës amerikane.

San Hoze fitoi ndeshjen miqësore ndaj Sakramentos me shifrat 4-1, teksa Hyka shënoi një nga golat në këtë përballje.

Lojtari i Kombëtares kuqezi arriti që në minutën e 79′ të ndeshjes të shënojë golin e tretë për ekipin e tij, duke bërë kështu një debutim ëndrrash, por edhe duke treguar aftësitë e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme