Google ADS

Kapen 15 emigrantë në një automjet në autostradën Gjevgjeli-Shkup

15:44 | 26 Shkurt 2017
Arbresh.info

Gjatë kontrollit në një automjet të udhëtarëve në autostradën Gjevgjeli-Shkup në afërsi të fshatit Udovë, dje policia ka zbuluar një grup prej 15 emigrantëve, midis të cilëve shtatë persona dhe një fëmijë nga Iraku, pesë persona dhe një fëmijë nga Siria dhe një person nga Pakistani.

Siç informon MPB-ja, dje në orën 07:20 minuta nëpunësit policorë në autostradën Gjevgjeli-Shkup në afërsi të vendit të quajtur “Avllak” kanë vërejtur një automjet “krajsper” me targa të Velesit, me shumë persona, i cili me shpejtësi të madhe ka lëvizur në drejtim të Shkupit.

Policia e ka ndaluar automjetin në afërsi të Udovës, te vendi i quajtur “Blloku 400”, me ç’rast shoferi ka ikur, ndërsa gjatë kontrollit të automjetit është konfirmuar se targat e regjistrimit janë nga automjeti transportues “hjundai H-100”, të cilët më 31 janar të këtij viti janë paraqitur si të vjedhura. Në automjet janë gjetur 15 persona-migrantë, të cilët janë arrestuar në Stacionin policor për në Vendkalimin kufitar Bogorodicë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme