Veseli- Demaçit: Kosova e lirë dhe e pavarur të ka ty si një ndër gurët e themelet e saj

14:33 | 26 Shkurt 2017
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e 81-vjetorit të lindjes së veprimtarit Adem Demaçit, përmes një postimi në Facebook ka thënë se vepra e tij ka shërbyer si frymëzim për brezin e tij dhe breza të tërë në  përpjekjen për liri.

“Sot është ditëlindja e 81-të e Adem Demaçit, i cili me jetën dhe veprën e tij ka shërbyer si far orientues dhe burim frymëzimi për brezin tim dhe breza të tërë të tjerë në përpjekjet tona për liri”.

Ky është postimi i plotë:

Sot është ditëlindja e 81-të e Adem Demaçit, i cili me jetën dhe veprën e tij ka shërbyer si far orientues dhe burim frymëzimi për brezin tim dhe breza të tërë të tjerë në përpjekjet tona për liri.

Që nga burgosja e parë, në vitin 1958, kur ishte vetëm 22 vjeç, ai u bë një nga zërat më të fuqishëm kundër gjendjes së robëruar të popullit tonë nën okupimin jugosllav. Kosova e lirë dhe e pavarur, që po shijojmë sot, të ka ty si një ndër gurët e themelit të saj. Ne të jemi përherë mirënjohës. Ditë të këndshme sot, Baca Adem.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme