A e keni vërejtur këtë gjë tek spoti i ri i Erës? (Foto)

14:27 | 26 Shkurt 2017
Arbresh.info

Këngëtarja Era Istrefi lancoi këngën e saj më të re, nga shtëpia e njohur diskografike “Ultra Music”. Kënga “Redrum” rezultoi që në orët e para të lancimit një supersukses, pasi ende pa bërë 24 orë që nga publikimi, ka arritur të ketë 1 milion e 700 mijë klikime.
Duket se kjo do të jetë kënga do që do katapultojë Erën fuqishëm në tregun ndërkombëtar. Por pavarësisht numrit të madh të stafit që kanë shtëpitë e njohura diskografike, në realizimin e një kënge, duket se në diçka nuk kanë qenë shumë të vëmendshëm.

Me siguri që edhe juve ju ka shpëtuar ky detaj, por që syrit tonë nuk i shpëtoi. Në fillim të klipit, në sekondën e tetë, në fustanin e kuq të Erës duket qartë një e grisur e fustanit. Nuk dimë cila ka qenë stilistja e Istrefit në këtë këngë, por me siguri që ky ka qenë ndonjë incident gjatë xhirimeve të klipit. Megjithatë, kjo gjë nuk e pengon aspak suksesin e madh të “Redrum”. Madje siç themi ne në Shqipëri, le të jetë për syrin e keq!/Arbresh.info

1_1488105736-6273794
3_1488105743-9928834 4_1488105746-9198228 5_1488105749-118466

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme