Barcelona është e interesuar për një trajner italian

14:09 | 26 Shkurt 2017
Arbresh.info

Luis Enrique ende nuk e ka konfirmuar qëndrimin e tij në postin e trajnerit të Barcelonës për sezonin e ardhshëm.

Andaj, drejtuesit e klubit kanë filluar t’i konsiderojnë opsionet në rast të largimit të tij.

“Daily Express” raporton se gjiganti katalan është i interesuar për angazhimin e trajnerit të Juventusit, Massimiliano Allegri.

Allegri spekulohet se do të largohet nga Torino, pas përfundimit të këtij sezoni.

Ndërsa, ai kërkohet edhe nga Arsenal në rast të largimit të Arsene Wenger gjatë verës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme