Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot mblodhi Këshillin e Drejtues në një takim të jashtëzakonshëm, me dy tema për diskutim; situata e mbajtjes së Haradinajt në Francë dhe çështja e Demarkacionit.
Pasi përfundoi takimit, në një konferencë për media doli nënkryetari i partisë, Ardian Gjini. Ai tha se Këshilli Drejtues shpreh shqetësimin e tij për ndaljen apo kidnapimin politik të kryetarit Ramush Haradinaj. Gjini tha se ndalimi i Haradinajt është më shumë kidnapim politik sesa proces gjyqësorë.
Në emër të Këshillit Drejtues të AAK-së, Gjini kërkoi që organet organet franceze të mos i nënshtrohen fletarresteve të Serbisë.
Gjithashtu, ai tha se Këshilli Drejtues i bënë thirrje autoriteteve kosovare që të reagojnë lidhur me këtë rast, por jo siç kanë bërë deri më sot. Sipas tij, ky proces nuk ka të bëjë me individin por ka të bëjë me Kosovën.
Sa i përket demarkacionit, Gjini tha se ne rikonfirmojmë se është i gabueshëm raporti i nxjerr nga komisionet qeveritare për shënjimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, nga aty vetëm Kosova humb territor. “Ky version duhet të bie në Kuvend dhe të mos kaloj”, tha Gjini
Ai tha se kërkojmë që të rrezohet ky version i demarkacionit dhe të rinegociohet edhe njëherë me Malin e Zi. Përndryshe ai tha se AAK është e gatshme të pranojë vendimin e Arbitrazhit ndërkombëtarë
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...