Kameramani i ri sirian Khaleed Khateeb, i cili me filmin “Helmetat e Bardha” u nominua për çmimin e sivjemë Oscar, nuk u lejua të udhëtojë në ndarjen e çmimit prestigjoz në ShBA.
Khateeb (21) duhej të nisej nga Stambolli për në Los Angeles, të dielën, më 26 shkurt, për të marrë pjesë në ndarjen e çmimit Oscar. Filmi “Helmetat e Bardha” u nominua për “Statujën e Artë” në kategorinë e dokumentarit më të mirë të shkurtër, raporton Anadolu.
Por, Khateeb nuk arriti të udhëtojë për Los Angeles. Ai në profilin e tij në Twitter shkroi se pasi që ka kaluar tre ditë në aeroportin e Stambollit, edhe pse posedon vizë për SHBA, nuk i është dhënë ‘dritë e gjelbër’ për të fluturuar drejt Los Angeles-it.
Ndërkohë, agjencia Associated Press raporton se Departamenti për Sigurinë e Brendshme të SHBA-ve në momentin e fundit ka penguar ardhjen e tij në Los Angeles.
Filmi “Helmetat e Bardha” është një film në lidhje me “mbrojtjen civile siriane”, pra për operacionet e shpëtimit të civilëve nga sulmet ajrore të regjimit siria dhe forcave ruse.
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të