Google ADS

Horror në New Orleans, hyn me kamion në turmë (Foto/Video)

09:11 | 26 Shkurt 2017
Arbresh.info

Të paktën 28 persona janë lënduar pasi që një kamion hyri në trumën e njerëzve gjatë karnavalit Mardi Gras në qendër të New Orleans, Luizianë, ShBA.

Të pranishmit ishin duke shikuar paradën Endymion, një ndër shumë paradat gjatë këtij festivali, transmeton arbresh.info.

Nga gjithsej 28 të lënduarit, 21 janë dërguar në spitale ku pesë nga ata janë në gjendje kritike për jetën.

Personi që ka kryer veprën është arrestuar nga autoritetet, ndërsa vozitja në gjendje të dehur quhet shkaktar i incidentit.

FBI-ja është duke ndihmuar në hetime, kurse policia ka thënë se nuk ka prova që sulmi ishte sulm terrorist./Arbresh.info

lu lui luiz

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme