Sot do të prezantohen ushqime të përgatitura nga receta që përdorën shënime dhe statistika mbi korrupsionin në vend.
Në ekspozitën “Ushqimi dhe korrupsioni”, do të prezantohet ekspozita me 5-6 lloje të ushqimeve të përgatitura gjatë punëtorisë dy ditore “Data Cuisine”, të organizuar nga projekti anti-korrupsion i UNDP-së. Veçoria e këtyre ushqimeve është se të gjitha janë përgatitur nga receta që kanë përdorur shënimet dhe statistikat mbi korrupsionin në vend.
“Gjatë dy ditëve, 15 pjesëmarrës do të analizojnë shënimet dhe statistikat mbi korrupsionin në vend, dhe si rezultat, këto shënime do t’i transformojnë në receta sipas të cilave do të përgatitet ushqimi. Pra, në njëfarë mënyre, i bie që ju, jo vetëm që do t’i shihni këto statistika, por edhe do t’i shijoni ato”, shprehet zyrtari i projektit Anti-Korrupsion të UNDP-së, rreth këtij aktiviteti.
Punëtoria udhëhiqet nga dr. Susanne Jaschko, kuratore e artit bashkëkohor dhe Moritz Stefaner, artist vizuel dhe analist i të dhënave – pjesë e “Data Cuisine”. Punëtori nga “Data Cuisine” janë organizuar edhe në Helsinki, Boston, Barcelona, Bazel, Berlin, Leeuëarden, dhe Gembloux.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...