Media ruse lëshon “bombën”: Kryeministri Rama do të japë dorëheqje

21:23 | 25 Shkurt 2017
Arbresh Info

Gazeta ruse “Ruposters” i ka kushtuar një shkrim deklaratës së kryeministrit shqiptar Edi Rama të dhënë për gazetën britanike “The Telegraph”.

Rama më herët deklaroi se rajoni i Ballkanit rrezikohet prej ndikimit rus. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, rajoni është i një rëndësie të jashtëzakonshme për Shtetet e Bashkuara si dhe SHBA-të kanë shumë rëndësi për Shqipërinë. Edi Rama thotë se pa partneritetin e Uashingtonit, Ballkani nuk do të ketë paqe e bashkëpunim.

“Rusia është e interesuar që të përhapë ideologjinë e saj në rajonin ballkanik”, tha ai. Deklarata e kryeministrit shqiptar vjen në mes të një krize politike në Shqipëri, ku opozita ka braktisur parlamentin në Tiranë dhe ka kërkuar formimin e një qeverie teknike.

Ndërkohë Rama ka deklaruar se është i gatshëm të japë dorëheqjen nga posti në krye të kabinetit qeveritar të Shqipërisë, në rast se opozita përballet me akuzat në sistemin e drejtësisë, vendosur nga ndërkombëtarët. Rama ka akuzuar opozitën po ashtu edhe për bllokim të reformave. Zgjedhjet në Shqipëri do të mbahen më datë 18 qershor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme