NASA kap sinjale jashtëtokësore

20:38 | 25 Shkurt 2017
Arbresh Info

Radio sinjale që po dalin nga sistemi i ri planetar i zbuluar kohët e fundit janë kapur nga ekspertët e NASA-s, duke bërë kështu që të mendohet se atje mund të ketë jetë.

Më herët këtë javë, pas zbulimit të sistemit të ri planetar, entuziastët e astronomisë u gëzuan pas gjetjes së shtatë planetëve të rinj në një “zonë të banueshme” pranë sistemit tonë diellor; planetë këta që përmbushin të gjitha kriteret për të mbështetur jetën.

Megjithatë, duket se ky gëzim ka rënë pak sot kur NASA njoftoi se një formë jete në këta planetë duket se ekziston.

Pas marrjes së sinjaleve, thuhet se NASA tashmë e di se atje ka jetë dhe se kushdo që jeton atje është “në dijeni” rreth ekzistencës së Tokës.

“Na gjetën”, kishte thënë një zëdhënës i NASA në një konferencë për shtyp, thuhet sipas WW News.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme