Google ADS

Chelsea i pandashëm, forcon kreun (Video)

17:55 | 25 Shkurt 2017
Arbresh Info

Skuadra e Antoine Contes ka siguruar edhe tre pikë të tjera në takimin e xhiros së 26 në Premierë Ligë ndaj Swanseas duke forcuar kreun me 11 pikë më shumë se pozita e dytë në ligë.

Chelsea ka mposhtur me rezultat 3 me 1 Swansean, që qëndron vetëm tri pikë larë nga zona e dëbimit në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.

Goli i parë erdhi nga Cesc Fabregas në minutën e 19′ të takimit. Ish ylli i Arsenali u bë lojtari i parë spanjoll me 300 paraqitje në Premierë Ligë.

Për skuadrën e trajneri italian shënuan edhe Pedro (72′) dhe Diego Costa (84′). Fernando Llorente ishte golashënuesi i vetëm për skuadrën e Paul Clementit.

Chelsea tani ka 11 pikë më shumë se Manchester City në pozitën e dytë dhe 13 më shumë se Tottenhami dhe Arsenali./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme