Në konferencë për media të mbajtur nga prindërit e Astrit Deharit dhe avokati Tomë Gashi u bë e ditur se hetimet do të bëhen nga ekspertë të pavarur nga Zvicrra.
Për këtë çështje anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla në një prononcim për “Indeksonline” tha se hetimet nuk duhet të pengohen apo ndikohen nga gjyqësori dhe qeveria.Sipas tij, përgjegjësit e vdekjes së Astritit duhet ta dinë se duke i ndalur hetimet nuk do të shpëtojnë.
“Këto hetime nuk duhet të pengohen apo ndikohen nga persona në poste të larta në gjyqësor e qeveri, të cilët mund të kenë interes të drejtpërdrejtë në ndikimin e hetimeve, nëse përgjegjësit për vdekjen e Astritit mendojnë se duke i ndalur hetimet do të shpëtojnë, e kanë shumë gabim”, ka thënë Sveçla.
Në anën tjetër, nëna e aktivistit Dehari gjatë konferencës është shprehur e bindur se djali i saj nuk ka vdekur, por atë e kanë vrarë.
Sipas saj, të gjithë të burgosurit kanë mundime në burg, por jo deri të atë masë sa t`i vrasin.
“A është vdekje apo vetëvrasje e Astritit nuk dihet, por ata që e kanë bërë këtë e dijnë le të dalin ata. Po thonë që Astriti ka vdek, unë them që e kanë vra në burg, gjithkush në burg ka mundime ama jo të vijë deri tek vrasja”, ka thënë ajo.
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane