Në takimin e radhës të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Solicale, në kuadër të Degës së PDK-së në Gjilan, u diskutua për gjendjen e përgjithshme në shëndetësinë e Gjilanit, për mungesën e kohëpaskohëshme të furnizimit me terapi dhe çështje të tjera që po e vështirësojnë shëndetësinë gjilanase.
“Pas reagimit tonë lidhur me vonesën e pagave, nga tetori 2016, për punëtorët shëndetësorë të QKMF-së, megjithatë, ndonëse jo të gjitha pagat, Komuna reflektoi me një pagë për këta punëtorë”, ka potencuar me këtë rast, dr. Enver Murtezi, kryetar i Komisionit.
Ndërkaq, nga ky takim, doli kërkesa për Komitetin për Shëndetësi, respektivisht, për anëtarët e PDK-së në këtë komitet dhe për Grupin e Këshilltarëve të PDK-së në KK të Gjilanit, që duke marrë në konsideratë gjendjen e rënduar sociale, ta ngritin domosdonë e rritjes së vlerës së subvencioneve, që tani është 130 €, për familjet e dëshmorëve.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...