Admir Murataj, tashmë i shpallur në kërkim nga policia dhe Prokuroria për Krime të Rënda me dyshimin se është njëri nga organizatorët e dy grabitjeve të ndodhura në rrugën Qafë Kashar-Rinas, ka përdorur 15 emra të ndryshëm.
ABC News ka mësuar se policia shqiptare me ndihmën e autoriteteve greke, ka administruar kartelen personale me të gjithë precedentet në Greqi nga i shpalluri në kërkim Admir Murataj. Në dosje, thonë burimet, janë evidentuar 15 emrat e mbiemra të ndryshëm që dyshohet se Murataj ka përdorur në Greqi në krime të ndryshme.
Veç dokumenteve shqiptare dhe greke të falsifikuara, që dyshohet se ka përdorur Murataj, autoritet greke kanë renditur edhe veprat penale për të cilat akuzohet apo edhe është dënuar nga shteti fqinj. Sipas kartelës me precedentët penalë, dominojnë akuzat e grabitjes së bankave të kryera në qytetet të ndryshme në Greqi. Veç grabitjeve, në dosje i janë faktuar edhe akuzat e vrasjes, sulmit me eksplozive gjatë arratisjes nga burgu i Trikallas bashkë me 13 shtetas të tjerë shqiptar.
Nga ana tjetër, Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se Admir Murataj së bashku me Dash Kupën, janë organizatorët e dy grabitjeve të ndodhura në Qafë Kashar – Rinas. Njohja mes tyre, dyshohet se ka nisur që në burgjet greke, ku ka qenë i dënuar edhe Dash Kupa për akuzat e grabitjes. Por në dosje, prokuroria ngre dyshime se janë këta dy të dyshuar Murataj dhe Kupa, të cilët kanë gjetur personat e tjerë me të cilët kanë kryer grabitjen, armët si dhe mjetet për të lëvizur nga vendi i ngjarjes, si para, gjatë dhe pas grabitjes.
Informacioin për lëvizjet e mjeteve të transportit të parave, mënyrën e organizimit të tyre dhe shumat e parave që mjetet transportonin, burimet thonë se siguroheshin nga Fatjon Xhyliu, Ditjon Memlikaj, Neim Avdulaj dhe Admir Çerpija, personi që ka prezantuar informatorët me grabitësit. Për dhënien e informacionit, prokuroria thotë se grabitësit i kanë shpërblyer me shuma të mëdha parash të dyshuarit Xhyliu, Memlikaj dhe Çerpija, para të cilat ia shpërndante Neim Avdulaj. /abcnews/
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...