Kompania ”Apple” publikoi sot zyrtarisht orën e saj të zgjuar ”Apple Watch” me shpresën për ta nxjerrë në treg, ku disa prej konkurrenteve të saj janë tashmë të pranishme.
Kjo orë e zgjuar, pronari i së cilës do të mund të personalizojë ekranin e prekshëm do të ketë disa funksione, të kontrollojë aktivitetin e tij fizik, të marrë mesazhe, të marrë dhe të bëjë thirrje telefonike. Ajo është e pajisur me një mikrofon që do t’i mundësojë gjithashtu pronarit të përdorë pajisjen e diktuar vokale ”Siri”.
”Çdo javë ajo do të bëjë një bilanc të aktiviteteve fizike të pronarit të saj”, Apple gjatë një prezantimi në San Francisco.
Ajo do të japë gjithashtu edhe orën.
”Apple Watch” do të jetë në tre modele si ”Apple Watch”,”Apple Watch Sport”, modeli sportiv dhe ”Apple Watch Edition”, versioni luksoz.
”Apple Watch” do të kushtojë nga 549 deri në 2048 dollarë për modelin 38 milimetra dhe 599 deri në 1099 dollarë për versionin 42 mm. ”Watch Sport” do kushtojë nga 349 deri në 399 dollarë.
Ajo do të jetë e disponueshme më 24 prill në nëntë vende: Australie, Kanada, Kinë, Francë, Gjermani, Hong Kong, Japoni, Britani e Madhe dhe SHBA. /AFP/
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...