Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve rreth kontratës së Lionel Messit.
Bartomeu është aktualisht në Kinë, ku klubi është duke lansuar një akademi për të rinjtë, dhe kur ai është pyetur rreth reprezentuesit të argjentinas, presidenti u përgjigj thjeshtë: “Të mos flasim për këto gjëra”.
Bartomeu dëshiroi të flas vetëm për ndeshjen e së dielës kundër Atletico Madridit në ‘Calderon’, transmeton portali arbresh.info.
“Luis Enrique ka një ndeshje të dielën, një ndeshje vërtetë shumë të rëndësishme kundër Atletico Madiridt”, tha ai.
Bartomeu madje injoroi gazetarët edhe në momentin kur ata insistuan të flasin rreth kontratës së Leo Messit.
“Të shkojmë, le të vazhdojmë”, u përgjigj me diplomaci Bartomeu./arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...