Dje këngëtarja Era Istrefi lansoi këngën e saj më të re, nga shtëpia e njohur diskografike “Ultra Music”.
Kënga “Redrum” rezultoi që në orët e para të lansimit një supersukses, pasi ende pa bërë 24 orë që nga publikimi, ka arritur të ketë 1 milion e 700 mijë klikime.
Duket se kjo do të jetë kënga do që do katapultojë Erën fuqishëm në tregun ndërkombëtar.
Por pavarësisht numrit të madh të stafit që kanë shtëpitë e njohura diskografike, në realizimin e një kënge, duket se në diçka nuk kanë qenë shumë të vëmendshëm.
Me siguri që edhe juve ju ka shpëtuar ky detaj, por që syrit tonë nuk i shpëtoi. Në fillim të klipit, në sekondën e tetë, në fustanin e kuq të Erës duket qartë një e grisur e fustanit.
Nuk dimë cila ka qenë stilistja e Istrefit në këtë këngë, por me siguri që ky ka qenë ndonjë incident gjatë xhirimeve të klipit. Megjithatë, kjo gjë nuk e pengon aspak suksesin e madh të “Redrum”.
Madje siç themi ne në Shqipëri, le të jetë për syrin e keq!/Bordo
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...