Në qytetin e Gostivarit nga një banesë në bulevardin “Goce Delçev” janë vjedhur para, stoli dhe dy pistoleta në vlerë çrej rreth 20.000 euro.
Sipas zëdhënësit të SPB Tetovë, Marjan Josifovski, vjedhësit e kanë shfrytëzuar mungesën e familjes gjatë ditës së djeshme dhe në periudhën nga ora 7:30 deri në orën 16:00 kanë hyrë në banesë dhe e kanë kryer vjedhjen. I dëmtuari D.S. 56-vjeçar, ka paraqitur se nga dhoma e gjumit janë marrë dy pistoleta me kalibër 9 dhe 7,65 mm për të cilat ka pasur leje, 50 mijë denarë dhe shumë copë stoli ari.
Vlera e gjërave të vjedhura arrin në 1,3 milionë denarë. Për një javë kjo është vjedhja e dytë në Gostivar. Paraprakisht, nga shtëpia e një qytetari të Gostivarit është vjedhur stoli me vlerë prej reth 30 mijë euro.
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...