BB dhe “Contour Global”, mospajtime për “Kosovën e Re”

07:01 | 29 Maj 2015
Arbresh.info

Kushtëzimet e vëna nga Banka Botërore e kanë ngadalësuar avancimin e negociatave për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, shkruan sot KD.

Banka Botërore po kërkon që kompania që pritet të financojë ndërtimin e termocentralit të ri (“Contour Global”) të mos ketë gisht në operimin dhe mirëmbajtjen e këtij termocentralit. Burime të gazetës kanë sqaruar se kërkesa e BB-së është e bazuar në parandalimin e rritjes së shpenzimeve operative dhe sidomos shpenzimeve për mirëmbajtjet e vogla dhe ato kapitale. Rritja e këtyre shpenzimeve do të kishte ndikim direkt në çmimin e energjisë që do të prodhohet nga ky termocentral.

E kompania “Contour Global”, e vetmja në garë për financimin e ndërtimit të termocentralit me kapacitet prej 600 megavatesh, nuk është duke i pranuar kushtet e Bankës Botërore. Ajo po kërkon me çdo kusht që të ketë të drejtën për operim dhe mirëmbajtje me asetet e saj, pasi parashihet të jetë pronare e vetme e termocentralit 600 megavatesh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme