Familja e aktivistit të ndjerë të Vetëvendosjes, Astrit Dehari ka mbajtur sot një konferencë për media bashkë me avokatin e familjes, Tomë Gashi.
Babai i Astritit, Avni Dehari tha me këtë rast se familja e tij nuk është dakord me rezultatet që i ka nxjerrë mjekësia ligjore në lidhje me vdekjen e djalit të tij, shkruan portali arbresh.info.
Dehari ka shpjeguar se ata kanë vendosur që Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore në Zvicrën Franceze (Romandi), me seli në Gjenevë do të bëjë hetim të pavarur për këtë vdekje.
“Ju e dini se janë bërë hetime nga institucionet për vrasjen e djalit tonë. Në nuk jemi dakord me ato rezultate andaj ne kemi kerkuar t’i angazhojmë ekspertet tanë. Ne jemi angazhuar që të sjellim ekspertë të pavarur ndërkombetarë. Kemi konktaktuar me ekspertë të Qebdrës Universitare të mjeksisë ligjore të pjesës së Zvicrës. Kam qenë personalisht dhe jam kontaktuar me ta”, tha Dehari.
Ndërkaq e ëma e tij, Xhemile Dehari tha se do të pranojnë çfarëdo rezultati që do të nxjerrë kjo Qendër Unversitare.
“Këtë hetim që do ta bëjmë këta ekspertë të pavarur ne do ta pranojmë” , tha ajo.
Avokati i familjes, Tomë Gashi tha se shpenzimet e këtij hetimi do t’i bëjnë institucionet e Kosovës
“Gjatë javës së ardhshmE do të paraqes kërkesën tonë për këto do të njofohen Qeveria, dhe Kuvendi. Këta do të heqin të gjitha shpenzimet e këtij hetimi”, tha Gashi.
Ai ripërsëriti se ata konsiderojnë që Astrit Dehari është vrarë por sipas tij prindërit e tij e kanë respektuar rezolutën e Kuvendit dhe e kanë zgjedhur këtë institut./Arbresh.info.
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...