Google ADS

Nuk ktheu borxhin prej 7 milion lekësh, arrestohet 59-vjeçari në Tiranë

11:47 | 25 Shkurt 2017
Arbresh.info

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin “Pepper” ku u arrestua në flagrancë një shtetas i cili akuzohet për mashtrim.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se i arrestuari është Spiro Fuqi, 59 vjeç, banues në Korçë.

Mësohet se ky shtetas ka mashtruar shtetasin E. A., duke i marrë këtij të fundit shumën monetare prej 7.000.000 Lekë të reja, gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në magazinat në përdorim të Spiro Fuqit, janë gjetur parregullsi me faturat tatimore si dhe punonjës të pa rregjistruarnnë Organet Tatimore.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 24.02.2017, nga Seksioni për Krimin Ekonomik e Financiar, u finalizua operacioni “Pepper”, ku u arrestua në flagrancë shtetasi: – Spiro Fuqi, 59 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas ka mashtruar shtetasin E. A., duke i marrë këtij të fundit shumën monetare prej 7.000.000 Lekë të reja, gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në magazinat në përdorim të Spiro Fuqit, janë gjetur parregullsi me faturat tatimore si dhe punonjës të pa rregjistruarnnë Organet Tatimore.

Gjithashtu gjatë kontrollit janë konstatuar artikuj ushqimor dhe industrial të prodhuara në mënyrë të kundraligjëshme në ambientet e kësaj magazine.

Në cilësinë e provës materiale janë bllokuar nga Specialistët a AKU–së: – 500 kova 5 kg-ëshe me xaxiqi – 250 kova 5 kg-ëshe me speca të mbyshura – 180 kova 5 kg-ëshe me kastraveca – 500 kova të vogla me sardele konserve.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehje e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”, parashikuar nga Nenet 143/2, 180, 170/a dhe 288/a të Kodit Penal./albeu.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme