Lideri i OBRM-PDUKM-së më herët ka deklaruar se partia e tij nuk e di nëse do të mund ta ruajë paqen dhe stabilitetin në Maqedoni, nëse LSDM-ja dhe partitë shqiptare formojnë qeverinë. Gruevski theksoi se anëtarët e OBRM-PDUKM-së do të jenë të shqetësuar nëse thyhet parimi që qeverinë ta formojnë fituesi me fituesin, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Do të bëjmë gjithçka që ta ruajmë paqen dhe stabilitetin, por nuk mund të parashikojmë si do të shkojnë punët. Qytetarët do të jenë të shqetësuar për shkak se kjo temë është bërë çështje e rëndësishme në vendin tonë. Maqedonasit etnik janë thelle të frustuar, për shkak se po ballafaqohen me ligj jokushtetues i cili do të imponojë status dygjuhësor në gjithë vendin”, deklaroi Gruevski gjatë takimit me ministrin shtetëror të Britanisë, Alan Duncan.
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, gjatë qëndrimit të tij në Srajevë deklaroi se Maqedonia për 15 ditë do të ketë qeveri të re, të cilën do ta udhëheq partia e tij së bashku me partitë shqiptare.
Ndryshe, mbrëmë nga BDI deklaruan se do ta mbështesin Zoran Zaevin me nënshkrimet e deputetëve të tyre, ndërsa disa nga simpatizantët e OBRM-PDUKM-së mbrëmë protestuan për shkak se sipas tyre, me qeverinë e re do të ndahet Maqedonia.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...