Qarkullimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike do të bëjë që vranësirat dhe shirat të jenë prezent në vendin tonë. Më të dendura shirat paraqiten në zonat veriore- qendrore.
Po ashtu dhe paraditja do të mbetet në ndikimin e motit të paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominante në të gjithë vendin, herë pas here do të ketë rrebeshe, më të dukshme në veriperëndim të territorit. Parashikohet që edhe gjatë natës vranësirat dhe shirat do të jenë prezent.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie të lehtë të tyre. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë maksimale 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, për pasojë edhe deti do të ketë dallgë deri në 4 ballë./Albeu.com/
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve