Google ADS

Serwer: Deklarata politike shqiptare tejkaloi Marrëveshjen e Ohrit

21:46 | 24 Shkurt 2017
Arbresh.info

Analisti amerikan, njiherit njohës i mirë i zhvillimeve në Ballkan, Daniel Serwer, ka dhënë një deklaratë të shkurtër për portalin MKD, ku shprehet negativisht për Deklaratën politike shqiptare.

“Platforma e partive politike shqiptare tejkalon Marrëveshjen e Ohrit edhe pse ajo nuk është dicka e gabuar. Por më huton përdorimi i gjuhës shqipe në të gjitha nivelet e qeverisë, kjo më duket jo praktike”, ka deklaruar Serwer për MKD.

Serwer ka deklaruar se nacionalizmi dhe tensionet ndëretnike mund të rikthehen në rajon, ndërkaq thekson se OBRM-PDUKM-ja ka qenë gjatë kohë në pushtet dhe do të mund të ishte një opozitë shumë e fuqishme. Ai e konsideron mjaft të rëndësishme punën dhe funksionimin e PSP-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme